Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, Balla thirrje tifozëve: Respektoni ligjin dhe rregullat e UEFA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 12:26
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i bëri apel sot mbështetësve të ekipit kombëtar të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe rregullat e vendosura nga UEFA dhe nga Policia e Shtetit, gjatë ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, që do zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”.
Balla tha se “ripërsërisim thirrjen të hiqni dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike apo çdo akt tjetër i dënueshëm penalisht”.
“Organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një festë të madhe dhe të bukur mbarëkombëtare”, tha Balla.
