"Një dashnor, një tiran, një legjendë"/ “Letrat e pista” që Napoleon Bonaparti i shkruante “gruas së jetës”
Përveçse një ushtar dhe perandor i madh i Francës, Napoleon Bonaparti kishte një dobësi për gratë.
Gazeta britanike "The Sun" ka bërë një shkrim të gjatë dedikuar Bonaparte-s, ku ndalet te jeta e tij përtej legjendarit ushtarak, por te marrëdhëniet e tij intime.
Sipas britanikes, Bonaparti e humbi virgjërinë në një bordello dhe jo me një, jo dy, por me katër prostituta.
Ky burrë i gjithanshëm kishte dobësi për dashurinë e madhe të jetës së tij, Jozefinën, e cila ishte gjashtë vjet më e madhe dhe e ve me dy fëmijë.
Ai e takoi atë në vitin 1763, mirëpo, aso kohe Bonaparti ishte i fejuar me mbretëreshën e Suedisë dhe Norvegjisë, Desiree, megjithatë ai nuk mund t'i rezistonte sharmit të Jozefinës.
Kur e veja e re me dy fëmijë takoi Napoleonin, ajo ishte 32 vjeç dhe ai vetëm 26. Një vit më parë, ajo kishte humbur burrin, Alexandre de Boernay, i cili ishte dënuar me vdekje me gijotinë.

Si e ve, Jozefina njihej për lidhjet e saj me shumë politikanë të shquar. Ata u takuan në një festë dhe Napoleoni u dashurua kokë e këmbë pas saj.
Nuk ndodhi kështu me Jozefinën, e cila nuk kishte dashuri të këtyre përmasave, por duke pëlqyer jetën e luksit, pranoi miqësinë e tij dhe u martua me të në kohë rekord.
Thashethemet thonë se Jozefina filloi të kuptonte se ndjente për Bonapartin, kur ky i fundit nisi ta distanconte pasi kishte mësuar për tradhtinë e saj, gjatë kohës që ishte në luftë.
Napoleoni dhe Jozefina u divorcuan pesë vjet pasi ajo u bë perandoreshë, sepse nuk mund t'i siguronte trashëgimtarin që ai dëshironte.
Pavarësisht divorcit, ata mbetën miq të mirë Bonaparti nuk pushoi së kujdesuri për të dhe fëmijët e saj.
Filmi i ri për jetën e Napoleon Bonapartit

Filmi i ri për jetën e Bonapartit, i cili do të transferohet në "ekranin e madh" nga regjisori i famshëm britanik Ridley Scott, do të portretizojë "një dashnor, një tiran, një legjendë", i cili arriti një sërë fitoresh të jashtëzakonshme në të gjithë Evropën dhe më në fund u mposht nga gruaja që donte.
Jozefina e tradhtoi atë pak javë pas martesës, por Napoleoni refuzoi ta linte. Edhe kur i udhëhoqi njerëzit e tij në betejë, epshi i tij për Jozefinën nuk mund të shuhej. Madje, në film zbulohet se i shkruante "letrat e pista", ku në një moment i kërkoi që të mos lahej për tre ditë, derisa të kthehej nga beteja.
Në filmin e Ridley Scott, i cili pritet të dalë shumë shpejt, Vanessa Kirby, e cila luan me aktorin e famshëm Joaquin Phoenix që luan rolin e Napoleonit , argumenton se ajo ishte fuqia pas fronit francez.



