A lexojnë shqiptarët? Berhami: Njerëzve tu japim diçka lehtësisht të kuptueshme

Botuesja, Loreta Berhami ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për panairin e librit dhe sa lexojne shqiptaret. Berhami u shpreh se njerëzve duhet ti japim dicka që është lehtësisht e kuptueshme.

‘’Të lexosh nuk do thotë të dish të lexosh titullin, do të thotë të lexosh një tekst dhe të kuptosh tekstin. Këta njerëz që të kuptojnë ca të lexojnë duhet ti japim dicka që është lehtësisht e kuptueshme.

Mund të jenë libra edhe thriller. Edhe nëpër botë ke ligje pa fund, por piraterinë dixhitale e ke të pamundur ta ndalës’’ tha ndër të tjera Berhami.