SHQIPËRIA SI KURRË MË PARË...
Recitali i Shqipërisë futbollistike ka hyrë në fazën finale të një udhëtimi të jashtëzakonshëm evropian, që ka entuziazmuar një popull të tërë dhe ka bërë jo pak kureshtar kontinentin plak të futbollit.
Pasi ka thyer bindshëm të fortat e grupit, Poloninë dhe Çekinë, kuqezinjtë e Silvinjos kërkojnë ta marrin biletën e kualifikimit “Gjermani 2024” në Kishijevin e largët, në Moldavi.
Atje na presin moldavët që duan të shkruajnë historinë e tyre. Biletat “sold out”, për një kombëtare që s’ka njohur humbjen në fushën e saj.
Por shqiponjat e Silvinjos, duan ta mbyllin që atje. Duan të marrin maksimumin, pikën dhe pse jo fitoren dhe të kthehen në atdhe me avionin e lumturisë.
Sepse Berisha dhe Cikalleshi do t’i tregojnë shtegun e dikurshëm të suksesit evropian në monopatin e gjatë, pasi është një rrugë që e kanë shkelur njëherë.
Gjimshiti ka shiritin, Asani gjuajtjen, Ismaili sigurinë, Asllani fantazinë, Mitaj mendje futbollistike dhe Hysaj energjinë.
Por kanë dhe Bajramin, Ramadanin dhe Seferin, që pasi shpërthejnë në fushë, ziejnë me valle dhe këngë në dhomat e zhveshjes.
Atmoasfera është super. Tani vetëm të presim orën 18:00 të datës 17 nëntor.
Në cep qëndron Silvinjio e Zapaleta, të cilët kërkojnë përqëndrim maksimal në kursën e fundit, dhe realisht kanë të drejtë. Fundi gjithnjë është i rëndësishëm. Prandaj na duhet shumë ky sprint final.
Si është puna e koincidencës, dhe atëherë që morëm kulifikimin e parë europian të Francë 2016, e arritëm në transfertë në ARMENI, 0-3
Edhe atëherë erdhëm me avionin e kualifikimit, me chartetin e lumturisë. Djemtë festonin dhe ishin ne qiellin e shtatë.
A do ndodhë sërish e njëjta histori?!
A do hapet të premten shampanja kuqezi, apo do të pritet deri të hënën në ndeshjen me Ishujt Faroe?!
Ngado të pyesësh s’merr dot përgjigjje...
Çunat e dinë.


