Ministri i Jashtëm jep lajmin: Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s. Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm Igli Hasani.

Postimi i ministrit Hasani:

Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.

Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Mirënjohje Ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer.