Petro: Nëse shqiptarët nuk do lexonin fare, nuk do bëheshin kaq shumë libra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 22:11
Botuesja, Rita Petro ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për panairin e librit dhe sa lexojnë shqiptarët. Petro u shpreh se nëse shqiptarët nuk do lexonin fare, atëherë nuk do bëheshin kaq shumë libra.
‘’Nëse nuk do lexonin fare shqiptarët, ne nuk do bënim kaq shumë libra njëherë. Edhe shtëpitë botuese të vogla fare botojnë libra. Unë mendoj se cdo libër ka lexuesin e vet.
Letërsia e mirë që e do lexusin të jetë i mirë, nuk e ka atë lexues. Megjithatë cdo libër cdo zhanër ka lexuesin e vet’’, tha ndër të tjera Petro.
