Gjithë trevat në panairin e librit, festat kombëtare nisin me prezantimin e kulturës përmes penës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 17:03
Më shumë se 100 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe trevat janë bërë bashkë në panairin e librit.
Në çelje të tij u theksua se kjo është mënyra më e mirë për ti paraprirë festave kombëtare
Në pallatin e kongrese ka çelur siparin panairi i librit që do të jetë i hapur deri në 19 nëntor.
Në mbi 100 stenda janë pjesë edhe shtëpi botuese nga trevat shqipfolëse.
Aktiviteti që shënon edicionin e 26, u konsiderua si përfaqësimi më i mirë i kulturës së vendit.
Festat kombëtare, tha ministrja Margariti, çelen më së miri me këtë panair.
Në 18 nëntor juria e zgjedhur do të ndajë 4 çmimet fituese për shkrimtarër.
