Alby në një rrëfim ndryshe: Ditën që mora vesh që isha shtatzënë...

Gjatë një bisede brenda shtëpisë së spektaklit televiziv "BBVK2", mes këngëtarit Blero dhe Albit, kjo e fundit tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj.

"Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe.

Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka "ndihma e Zotit". Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë", tha Alby Rydes.