Shawn Mendes në një lidhje të re? Vajza e njohur në botën e televizionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 15:33
Këngëtari kanadez, Shawn Mendes, vazhdon të ngjallë thashethemet për një romancë të re me personazhin e njohur nga spektakli televiziv "Big Brother UK", Charlie Travers, 12 vite më të madhe.
Dyshja shijuan një ditë me diell në Kaliforninë Jugore, teksa u panë duke qeshur pasi morën pije nga një bar me lëngje në Los Anxhelos.
Daljet e fundit, kanë nxitur aludime për marrëdhënien e tyre.
Mendes dhe Travers, kanë kaluar shumë kohë së bashku në ditët e fundit.
Këngëtari ishte veshur me pantallona të bardha të gjera dhe një bluzë të zezë pa mëngë.
Kujtojmë se disa ditë më parë ata dukeshin si një çift i dashur teksa ishin në një plazh Zuma në Malibu, ku të dy ishin me të brendshme.


