Ndahet nga jeta producenti i serialit "Euphoria"

Një prej producentëve të serialeve "Euphoria" dhe "The Idol",  Kevin Turen është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare.

"Kevin është shumë special dhe bota do jetë më e paktë pa të", tha i ati i tij, Edward Turen për "Deadline".

Turen është veçanërisht i njohur për serialet "Euphoria" dhe "The Idol". Ai gjithashtu ka punuar edhe me "Little Lamb" për të prodhuar filma si: "Pieces of a Woman" dhe "Malcolm and Marie", por gjithashtu, ka qenë producent edhe i "X", "Waves" dhe "All Is Lost".