Brad Pitt harron Jolie, zyrtarisht çift me Ines de Ramon

Brad Pitt dhe Ines de Ramon duket se janë të pandashëm dhe marrëdhënia e tyre po bëhet serioze. Sipas disa raportimeve të fundit, ata janë të lumtur së bashku.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë zyrtarisht çift. Burime për People janë shprehur se marrëdhënia e tyre po ecën mirë. Kjo është lidhja e parë serioze e Brad pas divorcit nga Angelina Jolie.

Sipas asaj që mediat kanë parë të cifti, Ines de Ramon e bën shumë të lumtur aktorin 59-vjeçar.

Ata bënë daljen e parë publike në edicionin e dymbëdhjetë të LACMA Art+Film Gala.

Megjithëse nuk pozuan për fotografët, u vu re se ata janë shumë të lumtur së bashku.

Pitt dhe de Ramon, e cila është 32 vjeçe u lidhën në Nëntor 2022. Kjo është marrëdhënia e tij e parë afatgjatë pas divorcit të bujshëm në vitin 2016 nga Angelina Jolie, me të cilën ka 6 fëmijë.