PAMJET/ Kate Middleton vendosi në rroba tre lulëkuqe, arsyeja është mbresëlënëse

Lulëkuqet vendosen si shenjë respekti për ata që vdiqën në Luftën e Parë Botërore dhe së fundmi familja mbretërore e Anglisë ishte në mesin e mijëra njerëzve që mbanin lulëkuqe gjatë shërbimit përkujtimor.

Megjithatë, Princesha Kate Middleton vendosi tre të tilla. Një teori është se anëtarët e familjes mbretërore mbajnë kunja të shumta për nder të anëtarëve të familjes që luftuan dhe vdiqën në luftëra.

Stërgjyshja e Kate kishte tre vëllezër që u vranë në aksion gjatë Luftës së Parë Botërore dhe princesha pa letra nga paraardhësit e saj gjatë një vizite në "Muzeun e Luftës Imperial" në 2018.

Kate nuk është zakonisht e vetmja që vendos shumë lulëkuqe, pasi Mbretëresha Elizabeth II është parë shpesh me pesë lulëkuqe për këtë rast të veçantë.

Buckingham Palace nuk e konfirmoi kurrë arsyen e preferencës së monarkes, por pesë lulëkuqet e së ndjerës Mbretëreshës Elizabeth II thuhet se përfaqësonin çdo shërbim në luftë; Ushtrinë, Marinën, RAF, Mbrojtjen Civile dhe gratë. Rikujtojmë, se Kate e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, princi i Uellsit, William, u pa disa ditë më parë në një aktivitet social në Moray të Skocisë, e veshur me një palë çizme deri në kyçin e këmbës, të cilat tërhoqën vëmendjen në çast dhe u kthyen në krye të listës së dëshirave të këtij sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)