Ish-kreu i KQZ-së, Kume: Ngërçi në Kuvend të mos paralizojë ndryshimet në kodin zgjedhor, listat e hapura dhe votën e diasporës
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për situatën politike dhe ndryshimet në kodin zgjedhor. Kume u shpreh se ngërçi në Kuvend nuk duhet të paralizojë ndryshimet në Kodin zgjedhor, listat e hapura dhe votën e Diasporës.
‘’Natyrisht nuk funksionon intitucioni kryesor, Kuvendi i Shqipërisë. Jeta demokratike dhe proceset e zhvillimit në vendin tonë ndodhen përpara një ngërci i cili s ii tillë ka pasoja jo vetëm aktuale por ka pasoja edhe afatmesme dhe afatgjata.
Insitucionet janë bërë që të punojnë jot ë ngecin. Insitucionet punojnë sipas rregullave të përcaktuara. Pavarësisht situatës politike puna duhet të vijojë, ngërci në Kuvend të mos paralizojë ndryshimet në kodin zgjedhor, listat e hapura dhe votën e Diasporës’’, tha ndër të tjera Kume.
