VIDEO/ Juventus merr fitoren e pestë radhazi ndaj Cagliarit, Bremer-Rugani i japin kreun

Juventus vijon ecurinë fantastike në Seria A, duke marrë fitoren e 5-të radhazi në kampionat dhe për momentin dhe kreun e renditjes. Skuadra bardhezi triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Cagliarit.

Në 45-minutat e para, skuadra torineze e pati të vështirë për të gjetur golin. Në minutën e 60-të, do të ishte Bremer, që me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

10 minuta më pas Rugani do të realizonte golin e dytë per Juventusin, duke i dhënë një avantazh komod.

Gjithsesi 5 minuta më pas Cagliari rihapi ndeshjen me Dossena-n. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi duke bërë që Juventusi të ngjitet tashmë në krye me 29 pikë, 1 më shumë se Interi.