Tafa: Ka edukatore që i hedhin problemet e tyre te fëmijët me dhunë, punojnë pa dëshirë
Në një intervistë për Ora News, psikologu Eduart Tafa u shpreh se për të edukuar një brez nuk mjafton vetëm një person apo dëshira.
Ai tha se roli dhe përgjegjësia prindërore për disa njerëz akoma nuk ka ardhur në lartësinë e duhur, pasi nuk lidhet vetëm me kushtet fizike.
Tafa: Në rastin e edukatores, vetë edukatorja vjen nga edukimi. Për të edukuar një brez nuk mjafton vetëm një person apo dëshira. Që të jepet edukimi i një brezi nuk mjafton vetëm profesionalizmi. Duhet pasion dhe dashuri për punën që bëjmë. Kemi parë edhe raste të tjera, nga persona që duhen edukatorë që mund të bëjnë punë edhe pa dëshirën e tyre, e ushtrojnë dhunë mbi fëmijët.
Rasti i braktisjes së foshnjës, kemi pasur para ca kohësh një rast pak a shumë të ngjashëm duke e hedhur në një lumë. Këto janë raste të përsëritura. Mendoj se roli dhe përgjegjësia prindërore për disa njerëz akoma nuk ka ardhur në lartësinë e duhur. Duhen edhe kushtet e nevojshme, jo vetëm ato fizike dhe suplementare.
