PAMJET/ Përfshihet në një aksident rrugor ministri i Mbrojtjes kroat, ndërron jetë shoferi i tij

Ministri kroat i mbrojtjes Mario Banozic u përfshi në një aksident me makinë fatale në lindje të vendit, deklaroi policia.

Ministri është plagosur dhe po trajtohet në spital, tha një zëdhënës i policisë për portalin e lajmeve index.hr.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në periferi të qytetit të Vinkovcit, ku banon Banozic.

Automjeti i ministrit është përplasur me një furgon për arsye ende të pasqaruara. Shoferi i furgonit ka mbetur i vrarë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë informacion se kush ishte fajtori.