Xhaketa e Michael Jackson e veshur 40 vite më parë shitet për shifrën rekord

Kanë kaluar 14 vite nga vdekja e tij, por interesi i fansave për të pasur kujtime që i përkasin Michael Jackson, vijon të jetë i lartë.

Një xhaketë e veshur rreth 40 vite më parë nga ikona e “Pop”-it është shitur të premten, në një ankand në Londër me një vlerë prej 250 mijë paund.

Xhaketa e Michael Jackson e veshur 40 vite më parë shitet për

Bëhet fjalë për këtë xhaketë të zezë lëkure që këngëtari e ka përdorur në xhirimet e reklamës në vitin 1984 pas suksesit me albumin ‘Thriller’ .

Veshja bardh e zi ishte vlerësuar nga shitësit nga 200 mijë deri në 400 mijë paund dhe ishte në mesin e më shumë se 200 pjesëve të relikeve muzikore, duke përfshirë një tjetër xhaketë të George Michael dhe një model flokësh nga Amy Winehouse.

Artikuj të tjerë të paraqitur përfshinin ato të lidhura me Elvis Presley, Queen dhe Johnny Marr.

Artikuj që i përkasin Michael Jackson janë shitur edhe më parë me shuma të larta.

E fundit ishte një kapele e zezë Fedora që ai kishte veshur pak para se të debutonte kërcimin e tij të veçantë në vitin 1983, u shit dy muaj më parë në Paris për 77 mijë e 640 euro.

REKLAMA E PEPSIT