VIDEO/ Dosja "Partizani", Fatmir Bektashi shkon në SPAK së bashku me avokaten e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 12:20
Fatmir Bektashi, ne hetim për ndërtimin te ish- kompleksi 'Partizani' është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij.
Më 23 tetor, GJKKO caktoi masën “detyrim paraqitje” për Bektashin. Ai u paraqit më 6 Nëntor në prokurori në orarin e caktuar nga gjykata por pasi doli, nuk pranoi që të fliste për mediat.
Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

