VIDEO/ Opozita bllokon komisionin për Çështjet Europiane, mes debatesh dhe tensionesh mbledhja kalon online!

Deputetët e grupit të Sali Berishës kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e Rithemelimit, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.

Për pasojë Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online. Por pas mbylljes së mbledhjes, janë shënuar edhe përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Është dashur ndërhyrja e garditësve për të shuar përplasjen fizike mes deputetëve.