Braktisja e foshnjes, Asllanaj: Pas lindjes nënat përballen me depresion dhe çrregullime
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 13:56
Psikiatri, Gentjan Asllanaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për ngjarjen e rëndë ku një foshnje u braktis në një garazh në Tiranë, ku fatkeqësisht sot ndërroi jetë. Asllanaj u shpreh se nënat pas lindjes disa përballen edhe me depresion dhe çrregullime.
"Ngjarje të tilla uroj që mos të përsëriten më kurrë. Ne përballemi me raste të depresionit, me nëna që kanë crregullime pas lindjes. Kemi pasur nëna që na kanë ardhur vonë.
Një ndër elementët më të rëndësishëm për ta kaluar këtë patologji është edhe ambienti familjar. Pacientet që unë kam patur janë kryesisht të moshave të reja", tha ndër të tjera Asllanaj.
