Inzaghi bën rotacion në Austri, publikohen formacionet zyrtare të Salzburg-Inter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 20:10
Interi mund të sigurojë që sot kualifikimin në fazën tjetër në Ligën e Kampioneve me një fitore ndaj Salcburgut në sfidën që luhet sot në Austri mes dy skuadrave të Grupit D.
Megjithatë, trajneri Simone Inzagi ka vendosur që të bëjë rotacion në radhët e skuadrës së tij, duke lënë në stol emra si Dumfris, Lautaro Martinez, Barela apo Dimarko.
Në stol për këtë sfidë është edhe Kristjan Asllani, i cili pritet të aktivizohet në pjesën e dytë të duelit.

