Dy "finalet" e fundit drejt EURO 2024, FSHF publikon programin e Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 19:30
FSHF përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar programin e Kombëtares para dy sfidave të fundit eliminatore të EURO2024, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Kështu me 10 nëntor në orën 12:00 do publikohet lista e Kombëtares për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Me 11 nëntor, ora 11:00 trajneri i kuqezinjëve, Sylvinoh do dalë në një deklaratë për mediat.
Shqipëria përgatitet për dy ndeshjet e fundit eliminatore për kampionatin europian 2024 që zhvillohet në Gjermani, ato ndaj Moldavisë me 17 nëntor dhe atë ndaj Ishujve Faroe me 20 nëntor.
