Besnik Hasi rikthehet në pankinë, merr drejtimin e klubit belg
Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-kapiteni i Shqipërisë, që ka drejtuar më parë ekipe si Anderlecht, Legia së Varshavë dhe Olympiacosi, ndër të tjera, ka nënshkruar kontratë me Mechelen deri në fund të sezonit.
51-vjeçari ka drejtuar në Saudi Pro League nga viti 2018 deri në 2022, me ekipe të tilla si Al Raed dhe Al Ahli.
Hasi e njeh shumë mirë futbollin belg, një fakt i rëndësishëm ky për të pasur sukses në krye të Mechelenit. Në vitin 2014, ai fitoi titullin kombëtar dhe Superkupën si trajner i Anderlechtit.
Besnik Hasi do të takohet në ditët në vijim me grupin e lojtarëve dhe nga e diela do të marrë rolin e trajnerit.
Si lojtar dhe trajner, nuk ka qenë kurrë e lehtë të vija të luaja futboll këtu. Atmosfera është e mrekullueshme. Shpresoj ta ushqej entuziazmin te tifozët me mënyrën time të të luajturit futboll”, – deklaroi Hasi pas zyrtarizimit si trajner i Mechelen.
