KE: Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës, e paprecedentë. “Zgjedhorja” ka ngecur, nevojitet dialog politik

Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është përfshirë edhe rasti i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.

“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit.

Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.” - thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

KE: Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës, e

REFORMA ZGJEDHORE

Në Raportin e Komisionit Europian kritikohet edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore që është kthyer në shkakun kryesorë të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita me argumentin që Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur asnjë rezultat kërkoi riformatimin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca.

Komisioni Europian i bën thirrje palëve të përfshihen në një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, citon raporti i Komisionit Europian.

KE: Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës, e