Vendimi: Opozita “shpërthen” kangjella dhe dritare, mazhoranca futet në karantinë, të gjitha komisionet do mblidhen online
Nisur nga tensionet e ditëve të fundit të ndodhura në Kuvend, si në sallën e seancave plenare, ashtu edhe në ato në Kryesinë e Kuvendit, mazhoranca ka vendosur që t’i zhvillojë të gjitha mbledhjet e Komisioneve përmes platformave online.
Edhe pse një vendimmarrje e tillë u zbatua në kohën e pandemisë së Covid-19, mësohet se zhvillimi i mbledhjeve të Komisioneve online është një vendim i marrë nga Konferenca e Kryetarëve, më 1 nëntor.
Nga 10 komisionet që janë në agjendë për t’u mbledhur, pesë prej tyre do të zhvillohet online. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbajnë mbledhje në zyrat e tyre të Kryesisë.
Kuvendi me një shkresë drejtuar gardës, ka njoftuar se deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk do të lejohen që të futen në Kryesi, deri sa të përfundojë afati i përjashtimit.
VENDIMI I PLOTE I KONFERENCES SE KRYETAREVE

