Basha takime me qytetarë në Kurbin dhe me pjesëtarë të strukturave të PD në këtë degë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi edhe këtë javë turin e takimeve nëpër zona të ndryshme në vend, për të biseduar me qytetarë.

Këtë të martë, Basha udhëtoi drejt Kurbinit ku ka planifikuar takime me demokratët, qytetarët, bizneset dhe fermerët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha njoftoi se axhendën e takimeve e ka nisur me kafen e mëngjesit me disa qytetarë e pjesëtarë të strukturave të PD në këtë degë.

Javët e fundit, Basha ka zhvilluar takime me qytetarë në disa bashki të vendit prej nga ka përcjellë pikat kryesore të propozimeve të PD-së pas rikthimit në krye të kësaj partie.