“Pse jeni online, o plehra”/ Opozita “mësyn” komisionet, mazhoranca online (VIDEO)

Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, për shkak se mbledhjet po zhvillohen online teksa deputetët janë të pranishëm Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve.

E njëjta situate edhe në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese, cka ka bërë qe mbledhja te nderpritet per tu shtyrë ne oren 12:30.

“Pse jeni online, o plehra”, dëgjohet tu drejtohet kolegëve të tij, deputeti i PD Saimir Korreshi.

Rikujtojmë se mazhoranca ka kaluar online disa prej mbledhjeve të Komisioneve, pas tensioneve dhe bllokimit që u kanë bërë deputetët e opozitës.