Aksident pranë Kryeministrisë, makina përfundon në trotuar dhe përplas një çift të rinjsh (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 15:04
Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë.
Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.
Këta të fundit kanë mbetur të lënduar.
Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.

