Shiu i meteorëve Taurid jep spektakël, shfaqja qiellore e Tauridëve jugor arrin kulmin mbrëmjen e kësaj të diele
Nëse je një adhurues i shfaqjeve qiellore, mbaje kokën lart mbrëmjen e kësaj të diele.
Meteorët e Tauridit jugor janë ndezur me shkëlqim në qiellin e natës që nga fundi i shtatorit dhe tashmë arrijnë kulmin e tyre.
Shiu i meteorëve njihet ndryshe si yje që bien, dhe janë zakonisht sa një kokërr rëre ose bizele, ndërsa në rastin e Tauridëve ato kapin përmasa mbreslënëse deri në 1 metër.
Kjo i bën topat e zjarrtë të lëvizshëm të duken më të shndritshëm kur digjen në atmosferën e Tokës.
Zyra e Mjedisit të NASA-s shpjegon se pavarësisht përmasave të mëdha, meteorët nuk kanë mjaftueshëm ndikim në planetin tonë për tu konsideruar të dëmshëm.
Shumica e tyre nuk mbërrijnë deri në sipërfaqen tonë, ndërsa ata që mbërrijnë, rezultojnë të thërrmuar në copa të imëta.
Shiu i meteorëve të tauridit jugor janë saktësisht gjurmët që la pas kometa Encke, në udhëtimin e saj të shkurtër rreth diellit
prej 3.3 vitesh dhe ndodh kur toka kryqëzohet me rrugën e saj.
Edhe pse kometa mëmë ishte afër kohët e fundit, dushi I zjarrtë pritet të prodhojë norma të ulëta këtë vit, ndryshe nga nëntori I kaluar, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve .
Ndërsa shkencëtarët parashikojnë se ngjarja tjetër që do të shfaqë tufa të dendura tauridësh pritet të ndodhë në vitin 2025
