Dështon evakuuimi në Gaza, të dielën 4 orë armëpushim për të lejuar evakuuimin e të huajve

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se të dielën do të lejojnë një dritare katër-orëshe për evakuuimin e civilëve, pas dështimit të marrveshjes të shtunën.

Dalja do të bëhet përmes rrugës Salah Al-Deen nga ora 10 e mëngjesit deri në 14:00 sipas kohës lokale, shtuan ata.

730 shtetasve të huaj ishin planifikuar të evakuoheshin nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah, por operacioni nuk u krye sic ishte planifikuar, pas mosmarrëveshjeve për evakuuimin e pacientëve të plagosur.

55 egjiptianë, 386 amerikanë, 112 britanikë, 77 francezë dhe 151 gjermanë ishin identifikuar për tu evakuuar në rrugë tokësore.

Mediat kanë raportuar se qindra persona me pasaporta të huaja shkuan në kufi, por porta nuk u hap, duke shtuar citimet e burimeve palestineze që kanë deklaruar se lëvizja nuk do të lejohet derisa të arrihet një marrëveshje për sigurinë e transferimit të pacientëve të lënduar.

Por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Nga ana tjetër, sulmet mes Izraelit dhe Hamas vijojnë me të njëjtin intensitet. 

Mbrëmjen e së shtunës u bombardua kampi i refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur.

Kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve tha për CNN se kishte parë të paktën 33 viktima dhe pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.

Numri I viktimave mund të rritet ndërsa një pjesë e madhe e tyre ishin grad he fëmijë, shtoi ai.

Kampi karakterizohet nga rrugica të ngushta dhe një dendësi e lartë popullsie me mbi 33 mijë njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej jo më shumë se 0.6 kilometra katrorë, teksa ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen