Rikthehet Pirro Çako, vjen për publikun shqiptar me projektin “Triptik”, lançon klipin e parë baladën “SHPIRT”

Kantautori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako, ka lançuar mbrëmjen e djeshme projektin e tij të titulluar “Triptik”, duke kompozuar tre këngë të reja, të cilat synon ti sjellë për publikun Shqiptar përmes tre videoklipeve.

Që prej mbrëmjes së djeshme Pirro Çako, ka publikuar në profilin e tij në Youtube, këngën e parë të këtij projekti, baladën “Shpirt”, e cila brenda pak orëve ka marë vëmëndjen e publikut, duke sjellë mjaft klikime dhe komente pozitive.

Në baladën e këngës “Shpirt”, Pirro Çako rikthehet për publikun përmes një videoklipi mjaft të kuruar të realizuar nga Fullmoon production.

“Shpirt” vjen me muzikë të kompozuar dhe tekst të shkruar nga vetë kantautori i njohur Pirro Çako dhe produksion nga bashke puntori I tij i ngusht e Kledi Bahiti.

Ndërsa aktualisht Çako, vijon projektin “Triptik“ me xhirimin e dy videoklipeve të këngëve të tjera të titulluara “Radio në qiell” dhe “Tjetër njeri”.

Në profilin e tij në “Instagram” këngëtari i njohur pak orë me parë ka shkruar se:
”…së shpejti vjen “Shpirt” kënga e 1-rë e “Triptik”-ut,i cili lindi krejt natyrshëm në këtë fazë të jetës time! Faleminderit Kledi Bahitit që u bërë gjysma ime në këtë projekt! Faleminderit gjithashtu Klaudia dhe Eli Senaj për konceptin e realizimit të 3 klipeve…”.

Pirro Çako, pak ditë më parë u shfaq në koncertin recital të organizuar në Tiranë nga këngëtarja e njohur Elsa Lila. Çako, tashmë konsiderohet si elite e jetës artistike dhe muzikore në Shqipëri, duke sjellë dhjetëra e dhjetëra prodhime muzikore të realizuara solo dhe me këngëtarë të rinj të estradës shqiptare.

Bashkëpunimet e Pirron Çakos, kohët e fundit kanë qënë me Elvana Gjata, Elsa Lila, Xhensila Myrtezaj, dhe shumë këngëtarë të njohur.