VIDEO/ Dyshohet si autor i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, mbërrin në gjykatën e Fierit Elmir Tufa

Ka mberritur sot ne Gjykaten Fier nen masa te forta sigurie 31 vjecari Elmir Tufa , i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në shkurt të vitit 2021.

Ai u arrestua pas nje operacioni te policise ne (2 nëntor) te ketij viti në Fushë-Krujë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të Kastratit.

31- vjecari ishte ne kerkim prej me shume se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masen e sigurise “ arrest me burg” pasi akuzohet se eshte bashkepunetor i ekzekutimit brenda makines te biznesmenit 42- vjecar.

Ne diten e sotme gjykata pritet te verifikoje kushtet e mases se sigurimit per arrestin me burg dhe zbatimit te ketij vendimi per 31 vjecarin Elmir Tufa

Për këtë vrasje dy vite me pare u dyshuan , Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar dhe denuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në lagjen Sheq në Fier brenda makinës së tij.

Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover”
Prokuror i ceshtjes eshte Dorian Tafili dhe gjyqtare Miranda Nakaj.