Parashikimi i motit/ Vranësira dhe shira me intensitet të ulët, në orët e pasdites përmirësohen kushtet atmosferike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 08:01
Zonat veriore dhe qëndrore të territorit Shqiptar do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta paraqiten zonat Jugore.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht.
