VIDEO/ Makina merr flakë tek "Rruga e Elbasanit", zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2023, 16:41
Një makinë ka marrë flakë në zonën e "Rrugës së Elbasanit" në Tiranë.
Nga pamjet shikohet se makina ndodhet në mes të rrugës, teksa ka marrë flakë dhe po digjet.
Aty shihen edhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë flakët.
Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar.
