Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, autoboti përplaset me makinën, shkak reshjet e dendura të shiut

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar gjatë përfshirjes në aksident të automjetit të tonazhit të rëndë.

Dyshohet se moti i keq me reshje të dendura ka qenë shkaktari i aksidentit.

Bëhet me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.