Çfarë po ndodh? Pas Vlorës, një tjetër i ri hidhet nga pallati, ndërron jetë 22-vjeçari në Durrës

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Shqipëri, këtë herë në qytetin e Durrësit.

Një 22-vjeçar është vetë-hedhur nga kati i 8 i një pallati në Durrës, e për pasojë ka ndërruar jenë të vend.

Mediet lokale raportojnë se viktima është shtetasi me iniciale K.T.

Ai ishte në banesë me vëllain e tij, në momentin kur është vetë-hedhur.

Ka qenë vëllai, ai që ka njoftuar ambulancën dhe policinë, por fatkeqësisht, i riu kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Kujtojmë se dhe pak më herët raportuam për një vajzë 22-vjeçare nga Vlora që kishte rënë nga kati i pestë, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.