Tragjike në Vlorë, u rrëzua nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 22-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2023, 10:44
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pastë i pallatit.
“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
