Neymar i jep fund lidhjes pasi u bë baba

Romanca mes futbollistit brazilian, Neymar dhe Bruna Biancardit ka marrë fund.

Lajmi për përfundimin e lidhjes se tyre vjen nga gazetari Thiago Sodré.

Sipas tij, mes dyshes tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.

Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.