Asllani: Loja me Kombëtaren një ëndërr. Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi në Euro 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 19:33
Në një intervistë me gazetaren Anila Zyberaj në Ora News, futbollisti Kristian Asllani u shpreh se qysh kur ka filluar sezonin me Kombëtaren ka qenë një ëndërr.
Ai tha se do të bëjë të pamundur që kombëtarja janë të kualifikohet për në Euro 2024 në Gjermani.
Asllani: Qysh kur kemi filluar sezonin me Kombëtaren ka qenë një ëndërr. Të gjithë ëndërrojmë për në gjermani. Kemi një ndeshje të vështirë në Moldavi. Është normale se e mendojmë fitoren, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Jemi shumë të fokusuar dhe do të luftojmë për bluzën dhe fitoren.
Na ndihmojnë shumë tifozët. Kur luan këtu në San Siro është fantastike. Ndërsa edhe në shqipëri është fantastike. Edhe lojtarët e tjerë thonë se është një atmosferë që nuk është parë ndonjëherë.
