Asllani rrëfen futbollin mes kuqezinjve të Kombëtares dhe zikaltërve të Interit

Në një intervistë me gazetaren Anila Zyberaj në Ora News, futbollisti Kristian Asllani u shpreh se nuk ka ndër mend që të lëvizë nga Inter.

Ai tha se ndjehem shumë i emocionuar kur vjen luan me Kombëtare dhe trajnerin tonë, ndërsa shtoi se ndjehet po aq mirë edhe në Inter.

Asllani: Unë e kam mendjen vetëm tek Interi. Ka pasur llafe për një huazim, por fola me klubin dhe ata më dhanë shumë besim dhe unë do të rri. Janë zëra të pavërteta.

Trajneri pas ndeshjes donte të thoshte diçka, por nuk e dëgjoja, sepse ishte momenti i golit të Dakut. Më ka ndodhur shumë herë që të bllokohem edhe nga emocionet, për shkak të tifozëve. Jam komod si tek Interi ashtu edhe te Kombëtarja.