Tifozët goditën me gurë trajnerin Grosso, Ligue 1 merr vendimin për ndeshjen Marseille-Lyon

Një vërshim gurësh mbi autobusin e Lyonit dy orë para ndeshjes ndaj Marseille në ‘Vellodrome’ solli plagosjen e trajnerit Fabio Grosso dhe ndihmësit të tij, teksa më pas Ligue 1 vendosi edhe anulimin e takimit.

Shkak ishte pikërisht plagosja e Grossos dhe ndihmësit të tij, por edhe tronditja psikologjike e skuadrës së Lyonit, teksa katër ditë pas incidentit, Ligue 1 vendosi edhe datën kur do të luhet takimi.

Kështu u vendos që sfida të rikuperohet pikërisht më 6 dhjetor, teksa ende nuk është përcaktuar stadiumi ku do të luhet dhe me shumë gjasë do të jetë një impiant larg ‘Vellodrome’, shtëpisë së skuadrës marsejeze.

Incidentet e të dielës ishin padyshim nga më të rëndat e shkaktuara nga tifozeria në Francë, e cila në dy sezonet e fundit është shndërruar shpesh në protagoniste, duke sjellë ndërprerjen e disa ndeshjeve.