FOTO/ “Bastiset” Bayern Munich, Real e Barça joshin titullarët e Tuchel
Bayern Munich ka humbur jo pak nga shkëlqimi i viteve të fundit, por tashmë rrezikon të humbas edhe disa titullarë të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.
Real Madrid dhe Barcelona, dy “bigët” spanjoll, vijojnë të bezdisin gjigandin gjerman. Florentino Perez është fiksuar pas Alphonso Davies, me anësorin kanadez që është kthyer në prioritetin e tyre për sezonin e ri.

Real Madrid me sa duket ka marrë pëlqimin e lojtarit për këtë transferim ndërsa janë besimplotë se mund të gjejnë një akord edhe me Bayern, dy klubet kanë një marrëdhënie shumë mirë të mirë ndërmjet tyre.
Perez është gati të investojë deri në 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Davies. Jo vetëm Davies, Bayern rrezikon të humbas edhe shërbimet e Joshua Kimmich.

Sipas Mundo Deportivo: Barcelona vijon të ndjek nga pranë situatën e mesfushorit gjerman i cili së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Kimmich ka një kontratë me Bayern Munich deri në 2025, për këtë arsye klubi gjerman është i detyruar ta shes në verë, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit janë edhe Real Madrid e Man.City.

