PAMJET/ Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys pranë QSUT-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2023, 06:40
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme (e enjte) në Tiranë (2 nëntor).
Në pamjet e siguruara shihet një makinë, e cila është përmbysur në mes të rrugës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe as rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi një ambulancë dhe policia.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Bw
