Partnerja e mesfushorit Tonali i shpreh mbështetje pas pezullimit nga bastet: Gjithmonë në anën tënde

Skandali i basteve sportive në Itali ishte në qendër të vëmendjes gjatë muajit tetor. Një nga futbollistët e përfshirë dhe më pas i pezulluar për 10 muaj ishte edhe Sandro Tonali, mesfushori i kombëtares italiane dhe Newcastle.

Por pavarësisht se ka qenë në qendër të ciklonit, partnerja e tij Giulia Pastore i dërgon mesazhe dashurie dhe e mbështet fort në këtë periudhë të vështirë të jetës. “Gjithmonë në anën tënde” – shkruan Pastore në Instagram, ku ajo mban për dore fantazistin e Newcastle.

Giulia dhe Sandro janë lidhur në vitin 2019, por vetëm në vitin 2021 çifti zbuloi vetë romancën mes tyre pas disa fotove që shpërdanë për publikun. Tonali 24 vjeç dhe Pastore 21, do të kenë më shumë kohë për të qëndruar bashkë dhe ndoshta kjo periudhë skualifikimi e futbollistit do të forcojë edhe më shumë lidhjen mes tyre.

Të paktën nga ajo që duket deri më tani, partnerja po e mbështet fort për ta kaluar me sa më pak pasoja dhe të mos ndikojë nga ana psikologjike kur Tonali të rikthehet sërish në fushë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giulia Pastore (@juliette_pastore)