Ofendohet dhe kanoset nga një person prokurori në Berat, agresori kallëzohet në polici
Ofendohet, shahet e kanoset nga një shtetas Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi.
Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës së Beratit. Vetë prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin që e kanosi, Andon Qako.
Është sharë, kërcënuar e kanosur me fjalë nga një shtetas, Prokurori i Rrethit të Beratit, Dritan Gripshi. Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës së Beratit, kur prokurori i rrethit po dilte pas një gjyqi.
Lajmi bëhet i ditur nga prokurorja për mediat në Prokurorinë e Rrethit Berat, Albjona Papajani.
Papajani konfirmon se Prokurori i rrethit Dritan Gripshi ka qenë duke dalë nga gjykata, kur një shtetas e ka ndaluar, e ka sharë, ofenduar e kanosur me fjalë.
Papajani ka konfirmuar se, menjëherë Prokurori i rrethit ka kërkuar shoqërimin e tij të menjëhershëm, duke bërë edhe kallëzim penal për të.
Shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako, një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.

