Peleshi: Forca Detare shqiptare, pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2023, 13:25
Forca Detare shqiptare ishte pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”, mes 20 vendeve aleate të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, anija Oriku dhe ekuipazhi i saj ndërvepruan në detin tonë territorial me aeroplanmbajtësen spanjolle Juan Carlos dhe fregatën Numancia.
Pjesë e stërvitjes ishin dhe 3 helikopterë dhe 2 avionë, të cilët mbështesnin nga ajri operacionet speciale të trupave në det dhe ishullin e Sazanit.
“Neptune Strike 23”, ka për qëllim zbatimin e ligjshmërisë në det dhe koordinimin e veprimeve gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta midis vendeve të NATO-s.
