Komisariati në Rinas vlerësohet me medalje nderi, shërbime cilësore dhe goditje të veprimtarisë kriminale

Gjatë sezonit veror në pikat e kalimit kufitar ka pasur një prurje të lartë turistësh e kryesisht ato që kanë zgjedhur aeroportin e Rinasit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë një medalje ari efektivëve të komisariatit të Policisë Rinas.

Kjo medalje është dhënë më motivacionin për profesionalizmin e treguar dhe ofrimeve të shërbimeve cilësorë për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj.

Sipas aviacionit Civil prej fillimit të vitit e deri në fund të muajt Gusht janë përpunuar të dhëna e mbi 4 milion e 500 mijë pasagjerëve në Rinas

Po ashtu efektivët në Rinas kanë shumë raste të goditura ta trafikimi të lëndëve narkotike si dhe të falsifikimit të pasaportave.

Po ashtu si pasojë e kontrolleve të imtësishëm efektivet e policisë në Rinas kane arritur të gjejnë shumë të ndryshme monetare të pa deklaruara si dhe para të dyshuara të falsifikuara, kryesisht euro.

Komisariati në Rinas vlerësohet me medalje nderi, shërbime