Hoxha: Basha po bën politikë, po takon njerëz, duhet parë nëse mjafton për ta sjellë në pushtet

Në një intervistë në Ora News, analisti Poli Hoxha u shpreh se këtu nuk ka më politikë për njerëzit dhe me alternativa.

Ai tha se politika e Bashës është një filizë që nuk ka fuqi aktualisht, por ama takon njerëz dhe bën propozime hapje e listave, vota e emigrantëve dhe Vettingu i politikanëve.

Hoxha: Këtu nuk ka më politikë për njerëzit dhe me alternativa. Paralelisht është kryetari i PD-së që bën takime dhe duket sikur është UFO. Ato takimet e vogla që bën, duket sikur ky është funksioni i politikës normale. Këta edhe sikur ta djegin dhe pushtojnë parlamentin sikurse e kanë bërë në 1998, por ama nuk u mor pushteti dot.

Politika e Bashës është një filizë që nuk ka fuqi aktualisht, por ama takon njerëz dhe bën propozime hapje e listave, vota e emigrantëve dhe Vettingu i politikanëve. Ka politikë, ama sa e fuqishme është për të sjellë opozitën në pushtet do ta tregojë koha.