Aksidenti në Hamburg, policia gjermane konfirmon "tragjedinë shqiptare": Shkon në 4 numri i shqiptarëve të vdekur, ishin me dokumente bullgare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2023, 09:10
Nxirret nga rrënojat e skelës gjigante në Hamburg, trupi i një tjetër shqiptari, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vdekurve në katër. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë, në një pallat në ndërtim e sipër.
Policia gjermane konfirmoi se viktimat ishin me shtetësi shqiptare, por me dokumente bullgare. Nuk dihet ende se sa është numri i viktimave në total.
