Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, përplasen tre makina

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të “Pishkashit”. 

Bëhet me dije se një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore duke u dëmtuar pjesërisht.

Pak sekonda më pas edhe një tjetër automjet është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përfshirë më herët në aksident.

Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht. Ndërkaq drejtuesja e mjetit që mbeti e plagosur u dërgua në spitalit e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke hetuar ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.